Site icon Telegrafi

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Mbrojtësi i Newcastle United, Dan Burn, ka marrë për herë të parë në karrierë ftesën nga kombëtarja e Anglisë. 

Burn nuk ka luajtur për Anglinë për asnjë grupmoshë, teksa në pjesën më të madhe të karrierës së tij ka luajtur në kategoritë e ulëta të futbollit anglez. 

Ai nënshkroi për Brightonin në vitin 2018 dhe bëri debutimin e tij në janar të vitit 2019, para se të bënte 84 paraqitje dhe të transferohej tek Newcastle për 13 milionë euro në vitin 2022. 

Tifozët e kanë vërejtur se atij i mungon një gisht në dorën e tij të djathtë kur kamerat e kanë fokusuar gjatë ndeshjes, por shumë pak prej tyre e dinë historinë që fshihet prapa këtij rasti. 

Sipas raportimeve të ndryshme, Burn gjatë kohës sa ishte 13-vjeçar, në përpjekje për t’u ngjitur në një gardh afër shtëpisë. 

Fatkeqësisht për të, unaza u ngjit në një gozhdë dhe kur ai u rrëzua në tokë ia këputi gishtin tërësisht. 

Burn nuk e ka diskutuar asnjëherë këtë çështje personalisht, por në një intervistë në korrik të vitit të kaluar, ai dhe bashkëlojtarët e tij të Neëcastle kanë bërë shaka për gishtin e tij të këputur në një vizitë në zyret e Adidas. 

Fakti që ka një gisht më pak nuk ka qenë një disavantazh për Burn, pasi ai tashmë ka fituar ftesën nga Thomas Tuchel tek Anglia në moshën 32-vjeçare./Telegrafi/

Exit mobile version