Frenkie de Jong ka vendosur t’i jap fund një sage të gjatë për transferimin e tij, duke vendosur që të nënshkruajë për Barcelonën.
Ka pasur shumë kthesa gjatë rrugës, pasi holandezit i është dashur shumë që të bindet, ndërsa para tij kishte oferta të mëdha edhe nga Paris Saint-Germain dhe Manchester City, por e ardhmja e tij tani është në Katalonjës.
Ka pasur shumë aktorë të ndryshëm në këtë histori, ku Marca i ka renditur ata sipas roleve në transferimin e lojtarit.
Josep Maria Bartomeu
Presidenti i Barcelonës u përfshi vetë në operacion. Së bashku me menaxherin e përgjithshëm Pep Segura, sekretarin teknik Eric Abidal dhe ndihmësin Ramon Planes , Bartomeu shkoi në Amsterdam për ta bindur lojtarin.
Presidenti nuk donte që kjo të përfundonte me një dështim dhe përvjeli mëngët e tij që ta mbyll këtë lëvizje.
Marc Overmars
Marc Overmars, drejtori sportiv i Ajaxit ka qenë një një ish- lojtar i Barcelonës, dhe ishte përgjegjës për bisedat mes Barcelonës dhe klubit ku punon aktualisht. Ai i dha këshilla De Jongut.
Barcelona kishte një mik të llojit të Overmars, i cili gjithashtu arriti të bënte punë që lojtari të kalojë aty ku është tani.
Ali Dursun
Agjenti i lojtarit gjithashtu ishte logjikisht shumë i përfshirë. Barcelona ishte ndjerë pak e tradhtuar nga ai, sepse Blaugrana pretendonin se e kishin siguruar fjalën e De Jong, se ai do të bashkohej me ta.
Pastaj filluan lajmet se ai po shkonte në Paris, por edhe to të Manchester City
PSG kishte ofruar 75 milionë euro dhe tani oferta e Barcelonës mund të arrijë në 90 milionë euro.
Kur erdhi oferta e fundit, Dursun u ka thënë të gjitha ekipeve të tjera se De Jong tashmë ka vendosur të luajë në Camp Nou nga sezoni i ardhshëm.
Antero Henrique
Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, ka qenë në këtë mes, por si palë ‘armike’.
Pasi e humbi edhe këtë betejë për të nënshkruar me mesfushorin, thuhet se Nasser Al-Khelaifi e ka humbur besimin te drejtori dhe se vazhdimi i tij në detyrë është i pasigurt.
John de Jong
Babai i lojtarit, John de Jong ka luajtur gjithashtu një rol jetësor. Dëshira e tij ishte gjithmonë që djali i tij të luante me Barcelonën dhe ai kurrë nuk e fshehu atë.
“Ka shans 95 për qind që ai të largohet nga Ajax dhe Barcelona do të jetë vendimi më i mirë”.
Man City ❌
Juventus ❌
PSG ❌Barcelona have confirmed the signing of Frenkie de Jong.https://t.co/iMZSFRd4W0 pic.twitter.com/gjSMKsFcs4
— BBC Sport (@BBCSport) January 23, 2019
“Ai duhet të vendosë, por është një djalë inteligjent”, kishte thënë ai jo shumë kohë më parë.
Këshilla e tij për djalin përfundimisht kishte efekt dhe ai tashmë ka nënshkruar për pesë vite. /Telegrafi/