Dy gra që ishin marrë nga e ëma e tyre kur ato ishin foshnje, për t’u dërguar në një strehimore e quajtur Quintland, kanë festuar këto ditë ditëlindjen e tyre të 87-të.
Annette dhe Cecile kanë lindur në vitin 1934 së bashku me tri motrat Yvonne, Emilie dhe Marie. Nëna e tyre asokohe ishte vetëm 25-vjeçe, transmeton Telegrafi.
Jo shumë kohë pas lindjes së tyre, ato ishin marrë nga prindërit e tyre dhe ishin vendosur në një spital nën përkujdesin e mjekëve dhe infermierëve në Ontario të Kanadasë.
Por ato iu rikthyen të ëmës biologjike pasi mbushën 9-vjet, dhe gjatë asaj kohe i ishin nënshtruar abuzimit seksual nga babai i tyre.
Në vitin 1998, Cecile dhe motrat e saj Annette dhe Yvonne, kishin arritur një marrëveshje me qeverinë në Ontario për kompensim për ndarjen e tyre.
Ishte e pazakontë asokohe që dikush të sillte në jetë pesënjakë, pasi shumica prej tyre nuk mbijetonin.
E këto pesë vajza në një formë ishin bërë atraksion turistik për vizitorë të shumtë, që shkonin për t’i vizituar në ditët e para të jetës.
Tani Annette dhe Cecile bëjnë një jetë të qetë në Kanada. E një llogari në Facebook është hapur për t’i nderuar ato.
Organizatorët madje organizuan një aheng për ditëlindjen e tyre e një muze në qytetin kanadez i quajtur Dionne Quintuplets mban gjësendet të tyre. /Telegrafi/