Gjatë vitit 2006, Hassan Al-Kontar, 36-vjeç, kishte vendosur të largohet nga vendlindja e tij – Siria, që të jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe. Por kur në vitin 2011 filloi lufta në Siri, është dashur të mobilizohej, por ai një gjë të tillë nuk donte ta bënte.
Kështu në janar të vitit 2012 pasaportës së tij i skadoi afati, dhe duke marrë parasysh faktin që nuk kishte kryer shërbimin ushtarak nuk ka mundur që ta nxjerr dokumentin e ri, dhe kështu humbi edhe punën, transmeton Telegrafi.
Në janar të vitit të kaluar është kapur nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, për shkak se nuk kishte dokumente valide. Por një ish-koleg e ndihmoi ta nxjerr pasaportën e re, duke e shpëtuar nga burgu. Por, autoritetet e EBA-së donin ta deportonin në Siri, dhe kështu Al-Kontar u detyrua të ikë në Malajzi.
Prej asaj kohe Hassan është duke qëndruar në pjesën transitore të aeroportit në Kuala Lumpur të Malajzisë, pasi nuk ka vizë. Ai pothuajse çdo ditë merr oferta për martesë, por as edhe ato nuk po arrijnë ta nxjerrin nga situata e vështirë.
“Kam oferta për martesë nga Australia, SHBA-të, Kanadaja, Bashkimi Evropian madje edhe nga Tahiti, Havai dhe Ishujt Maldive… Martesat pa vizë ndalohen me ligj. E gjitha çfarë dua është leje qëndrim. Por, më vjen mirë që po mundohen të më ndihmojnë nga e gjithë bota”, ka deklaruar Al-Kontar. /Telegrafi/