“Duhet t’i përkushtohesh shumë diçkaje. Duhet të jetosh për diçka, dhe të jesh gati të japësh jetën për të”.
Këto janë fjalët e para të dëgjuara nga Tupac Shakur në trailerin e ri zyrtar të filmit kushtuar jetës së tij “All Eyez On Me”.
Roli kryesor do të luhet nga aktori i ri Demetrius Shipp, i cili ka ngjashmëri të madhe fizike me reperin e njohur i cili u vra dy dekada më parë.
“Ndonjëherë njerëzit duhet të dalin jashtë gjërat që i rrethojnë për të kuptuar se kush janë në të vërtetë,” thotë njerku Mutulu Shakur, i luajtur nga Jamie Hector.
Filmi pritet që shumë shpejt të shfaqet në kinematë botërore. “All Eyez on Me” është drejtuar nga Benny Boom. Titulli i filmit është marrë nga albumi i katërt i Shakur, i cili doli në fillim të vitit 1996 dhe u shit 10 milionë dollarë.
https://www.youtube.com/watch?v=GRgua3A3XOE