Juventusi ka qenë aktiv në afatin kalimtar të janarit, si me blerjet e reja ashtu edhe me largimet.
Erdhën emra si Denis Zakaria dhe Dusan Vlahovic, ndërsa u larguan Aaron Ramsey, Rodrigo Bentancur dhe Dejan Kulusevski.
Por Juventusi bëri edhe një blerje që u diskutua më pak, ajo e qendërmbrojtësit italian Federico Gatti që erdhi për 7.5 milionë euro në Torino. Në një operacion papritur i drejtuesve të ‘Zonjës së Vjetër’, që arriti marrëveshje me Frosinonen për nënshkrimin e lojtarit 23-vjeçar.
Ai ka mbetur në huazim edhe për gjashtë muaj te Frosinone, pra deri në fund të sezonit.
Historia e pabesueshme e Gattit
Rreth 5 vjet më parë, babai i Federicos humbi punën dhe duke pasur nevojë për para për të ndihmuar familjen, i riu nuk nguroi të braktiste shkollën dhe zgjohej në orën 3-4 të mëngjesit për të punuar si murator. Paralelisht me këtë situatë, Gatti luante te Pavarolo, një klub modest në rajonin e Piemontes.
Duke bërë një jetë të lodhur dhe rraskapitëse, i riu Federico edhe përkundër këtyre gjërave vendosi të ndiqte rrugën e një futbollisti dhe nuk pushoi kurrë së ndjekuri fushat e futbollit.
Pas eksperiencave në Pronotion dhe Excellence, mbërriti telefonata e Verbanias. Në sezonin e tij të parë në Serie D, lojtari luajti një rol të spikatur në kampionat.
Kalimi në profesionalizëm
Me paraqitjet e shkëlqyera, lojtari tërhoqi interesin e Pro Patria. Dhe pasi bëri paraqitje të shkëlqyera në përvojën e tij të parë si profesionist, lojtari u rrit në mënyrë eksponenciale dhe tërhoqi interesin nga Frosinone, të cilët e vlen në korrik të vitit 2021.
Për shkak të cilësisë së tij teknike me topin, Federico ishte mesfushor në fillim të karrierës së tij, por u kthye në qendërmbrojtës për shkak të zgjidhjes që trajnerit sa ishte te Pavarolos.
Megjithatë, edhe pas ndryshimit të pozicioneve, Gatti ruajti karakteristikën kryesore që duhet të ketë një mesfushor i mirë: cilësinë në pasim.
Ndaj, qendërmbrojtësi shquhet shumë si një lojtar me aftësi për të gjetur pasime të gjata pas mbrojtjes kundërshtare, gjë që e bëri të lidhej shpesh me Bonuccin për këtë ngjashmëri.
Ai në sezonin aktual të Serie B ka 46 për qind sukses në pasimet e gjata, një numër i lartë për një mbrojtës.
Por pa dyshim, pika e dobët e mbrojtësit janë problemet e tij disiplinore në fushë pasi në 18 ndeshje në sezonin aktual, Gatti ka 6 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq./Telegrafi/