Site icon Telegrafi

Historia e nuses shqiptare, që përdhunohej nga vjehrri: Tani që qejfi mbaroi, ma bëjë edhe një kafe

Foto: Ilustrim

Gjykata e Tiranës dënon me nëntë vjet burg një 56-vjeçar nga Valiasi i cili u akuzua nga nusja e djalit të bashkëjetueses së tij për përdhunim.

Sh. Zarka u arrestua më 5 korrik, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja Xh. Kovaçi, e cila në dëshminë para gjykatës, të siguruar nga BalkanWeb, ka deklaruar se është përdhunuar nën kërcënimin e thikës nga 56-vjeçari, pasi kishin drekuar në shtëpinë e vjehrrës së saj, në momentin që ishte shtrirë për të pushuar.

“Vjehrra bashkëjeton me Sh. Zarkën, i cili është me banim në Valias. Më datë 03.06.2016, unë së bashku me kunatën time, E. K, ku me vete kisha vetëm djalin tim M. K., kemi shkuar tek vjehrra jonë, L. Kovaçi. Ajo bashkëjeton me Zarkën, ndërsa ne na kishte ftuar për drekë. Kemi shkuar në banesën e tij ku jemi ulur për të ngrënë drekë. Pasi kemi mbaruar drekën, jemi ulur për të pushuar. Unë, djali dhe kunata kemi shkuar në një dhomë gjumi për të fjetur”, tregoi ajo para gjykatës.

E reja ka treguar me detaje se çfarë ka ndodhur në dhomën ku pushonte ajo kunata dhe i biri. Sipas saj, bashkëjetuesi i vjehrrës se tyre ka hyrë me dy gota birre në dorë dhe me një thikë, duke i ftuar të pinin.

Në momentin që nuset kanë refuzuar, i ka qëlluar. Ndërsa kuanta dhe i biri kanë mundur të dalin nga dhoma, L. Kovaçi sqaroi se e kishte të pamundur, pasi bashkëjetuesi i vjehrrës “ka mbyllur derën dhe nën kërcënimin e një thike më ka zhveshur, duke kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me mua. Pasi ka mbaruar punë, më ka thënë të rrija shtrirë përpara tij, derisa të thoshte ai që të çohesha. Më pas, siç isha e zhveshur, më ka thënë të ngrihesha në këmbë, të rrotullohesha rreth tij që të më shihte, ku dhe unë kështu bëra. Vazhdonte të më kërcënonte me thikë në dorë, ndërsa thoshte se do të dalësh nga dhoma kur të të them unë pasi nuk kam mbaruar qejfin akoma”, ka treguar Xh. Kovaci.

Por, historia nuk mbaron me kaq. Nusja tregoi para gjykatës se Zarka ka vënë në dijeni edhe vjehrrën e saj, madje pasi e kishte përdhunuar i ka kërkuar t’i bëjë një kafe.

“Hajde merru me mua dhe lëre nusen”, iu përgjigj vjehrra në momentin që na pa, ndërsa ai shtoi: “Më bëj një kafe”. Nusja thotë se nuk është përdhunuar vetëm një, por dy herë.

Exit mobile version