Telegrafi

Historia e ndërlikuar familjare duke mos e ditur se ishte vajza e një rokeri të famshëm, nuk e pengoi Liv Tylerin të bëhej një aktore e suksesshme

(Foto: Biography.com)

Sytë e kaltër, pamja delikate e fytyrës dhe flokët e gjata, ndikuan që ajo të mbahej mend si një nga fermat më të bukura në botë, përveç talentit të saj në aktrim.

Të gjithë e mbajmë mend Liv Tylerin nga videoklipi i këngës “Crazy” nga grupi “Aerosmith”. Ishte e pamundur të mos e vëreje vajzën e bukur, karriera e të cilës ishte duke buzëqeshur në industrinë e filmit.

Ajo lindi më 1 korrik 1977, ndërsa prindërit e saj ishin gjithashtu të famshëm – nëna modele dhe këngëtare, Bebe Buell, derisa babai i saj, muzikanti i famshëm Steven Tyler – frontmeni i “Aerosmith”.

“Vetëm kur u bëra nënë vet, kuptova se çfarë kishte kaluar e imja. Imagjinoni, vitet e shtatëdhjeta janë të çmendur, të gjithë po argëtohen, ju jeni 23 vjeçare – një vajzë nga Maine që ka ardhur për të pushtuar New Yorkun, dhe pastaj brenda natës e gjeni veten në një rol që nuk e kishit planifikuar: nënë beqare. Duhet të ketë qenë e frikshme”, ka thënë Liv lidhur me nënën e saj.

Bebe Buell mbeti shtatzënë me Steven, edhe pse ishte në një lidhje zyrtare me muzikantin Todd Rundgren. Liv nuk a ka ditur deri në moshën 11 vjeçare se rokeri i famshëm ishte babai i saj.

“Nëna ma kishte pranuar se Todd nuk është babai im i vërtetë, dhe e kuptova se kush mund të ishte kur më çoi në një koncert të ‘Aerosmith’ dhe kur pashë vajzën e Steven Tyler, Mia, e cila dukej si binjakja ime”.

(Foto: Biography)

“E pyeta nënën time nëse Steven ishte babai im dhe ajo qau. Pas tronditjes, unë i ktheva gjërat në një shaka dhe deklarova se Krishtlindjet do të jenë shumë interesante tani e tutje”.

“Sot jam shumë i lumtur sepse mund të them se kam pasur dy baballarë në jetën time, plot energji, artistë argëtues të çmendur, qesharakë, si dhe një bandë vëllezërish e motrash. Ne jemi quajtur një paketë Tylers”, ka rrëfyer ajo.

Historia e ndërlikuar familjare e Liv, nuk ndikoi në profesionin e saj. Ju kujtojmë, kjo aktore luajti një numër të madh rolesh dhe luajti në filmat e suksesshëm, si “Lord of the Rings”, “Stealing Beauty”, “Armageddon”, “Jersey Girl” dhe shumë të tjerë.

Sa i përket jetës personale, ajo ka qenë në lidhje me bashkaktorin nga filmi “Inventing the Abbotts”, Joaquin Phoenix, gjatë viteve 1995-1998. Pastaj filloi lidhjen me muzikantin britanik, Royston Langdon (nga grupi “Spacehog”), me të cilin u fejua dhe u martuan në vitin 2003. Një vit më pas u bënë prindër të një djali, kurse u ndanë në vitin 2008.

Në vitin 2014, aktorja u njoftua me menaxherin britanik, David Gardner, ndërsa nga kjo lidhje ka dy fëmijë, një djalë Sailor Gene dhe një vajzë Lula Rose. Njësoj sikurse Liv, edhe partneri i saj ka një djalë nga lidhja e mëparshme.

Aktorja tash jeton në Angli, bën një jetë të qetë familjare dhe duhet ta pranojmë se Liv ende duket e bukur. /Telegrafi/