Telegrafi

Historia e mrekullueshme e dashurisë që ka prekur të gjithë (Foto)

Dashuria pranon gjithçka dhe ky çift nga Kina është një shembull i përsosur.

Dong Zhijun, i cili është shumë i shkurtër dhe bashkëshortja e tij Yuan Wanyu, e cila është viktimë e një djegie, provoi se kur bëhet fjalë për dashurinë, pamja nuk është gjithçka.

Çifti që jeton në Anshan, në provincën veriore të Liaoning të Kinës, tha se mirëkuptimi i ndërsjellë dhe mbështetja pa kushte janë çelësi i kësaj martese të lumtur.

Dong 29 vjeç, është një biznesmen on-line dhe ka lindur me sëmundjen rakit, përcjell GSH. Kjo sindromë ndikon në mos zhvillimin e kockave, duke bërë që ai të mbetet shumë i shkurtër.

Burri ka vuajtur nga shëndeti i ligë dhe kur ka qenë i vogël, pjesën më të madhe të fëmijërisë, e vitet e adoleshencës i kaloi në shtrat, sepse mund t’i thyheshin eshtrat.

Dong ishte në gjendje që të ecte vetëm me paterica kur arriti në moshë të madhe.

Ata janë martuar me Yuan Wanyu në vitin 2010 dhe thonë se janë shumë të lumtur.