Një djalë gjashtëvjeçar fluturoi i vetëm në qytetin e gabuar të SHBA-s, pasi ishte vendosur “gabimisht” në një aeroplan tjetër.
Ai po udhëtonte nga Filadelfia për në Fort Myers të Florida-s, për ta takuar gjyshen e tij, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, gjashtëvjeçari përfundoi në Orlando – katër orë larg me makinë nga Fort Myers – pasi u vendos pa dashje në aeroplanin e gabuar.
Kjo histori, që ndodhi në të vërtetë, ngjason me atë të filmit të njohur të Krishtlindjeve, Home Alone 2: Lost in New York.
Linja ajrore që bëri këtë gabim kërkoi falje dhe i ofroi rimbursim gjyshes së gjashtëvjeçarit.
Djaloshi duhej të udhëtonte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias në Aeroportin Ndërkombëtar të Floridës Jugperëndimore në Fort Myers të enjten, për të takuar gjyshen e tij, Maria Ramos.
Casper u fut në një aeroplan për në Orlando, që është 260 kilometra nga Fort Myers. /Telegrafi/