Site icon Telegrafi

Historia e Kaltrina Zeqirit, nga mosha tre vjeçare u godit nga artriti rheumatoid – nuk u dorëzua kurrë

Kaltrina Zeqiri ishte atakuar shumë herët me artritin rheumatoid, sëmundje që do t’i linte pasoja për gjithë jetën. Ajo rrëfen historinë e jetës se saj dhe surprizohet nga ministri Skender Reçica.

Kaltrina në emisionin “Historia ime, motiv për ty” nga Elvana Shala tregon se nga mosha tre vjeçare i është shfaqur dhembja e gjunjëve, ku më pas mjeku ka konstatuar se diçka nuk është mirë me shëndetin e saj.

“Një infeksion që është shfaqur më parë, në kohën e luftës, fillimisht më ka prekur gjunjët e që më pas i është shpërndarë në gjithë trupin”, tregon ajo, përcjell Telegrafi.

Vajzën e goditur nga artriti rheumatoid e presin mirë dhe e ndihmojnë në shkollë shoqëria dhe familja.

Ajo thotë se nuk është ndjerë aspak e paragjykuar nga shoqëria edhe gjatë shkollës së mesme.

Mirëpo, Kaltrina pos aftësive të kufizuara fizike, është përballur edhe me varfërinë për të cilën nuk e ndihmoi askush.

“Askush nuk me ndihmoi pos babit që më dërgonte në shkollë dhe me priste kur mbaroja shkollën. Nuk kam pasur ndonjë mbështetje nga shteti apo organizatat joqeveritare”.

Kaltrina vijoi edhe shkollimin universitar e që thotë se ka dashur te jetë përkrahëse e atyre që kanë nevojë.

“Tash jam duke studiuar master në Administratë Publike dhe Diplomaci dhe shpresojë se do ta mbaroj edhe këtë fazë të studimeve”.

Kaltrina iu ka bërë apel të gjitha vajzave dhe djemve që janë me aftësi të kufizuara të ndjekin ëndrrën e tyre.

Ministri Skënder Reçica në një bisedë telefonike ka surpriza Kaltrinën duke ftuar atë në zyre për të takuar në lidhje me të ardhmen./Telegrafi/

Exit mobile version