Site icon Telegrafi

Historia e gruas që rrëmbeu foshnjën e saj dhe për 20 vite jetoi në arrati, përdori emra të rrejshëm për t’u fshehur në 5 kontinente (Foto/Video)

Dorothy Lee Barnett nga Karolina e Jugut, është arrestuar pasi 20 vite i kishte kaluar në arrati për shkak të rrëmbimit të vajzës së saj, kurse historia që e ka sjellë deri këtu tingëllon ngjashëm me skenarët e filmave të Hollywood-it.

Në vitin 1994, Dorothy kishte pasur një betejë ligjore me bashkëshortin rreth kujdestarisë së fëmijës. Dhe kur gjykata vendosi që kujdestarinë t’ia japë ish-bashkëshorti të saj Harris Todd, Dorothy vendosi të ndërmerr një veprim ekstrem – që ta lë shtëpinë në SHBA dhe të gjithë miqtë dhe familjarët, dhe me vete ta merr vajzën e saj që asokohe quhej Savanna, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se FBI dhe të gjitha organet tjera të sigurisë më kanë nënvlerësuar”, ka deklaruar Dorothy.

Ajo kishte filluar të shkruaj gjithçka në një ditar të cilin ia kushtonte të bijës Savannas, të cilës ia kishte ndërruar emrin në Samantha, dhe me këtë ka dashur të shpjegoj gjithçka çfarë kishte ndodhur.

“Të dashurës time Savanna… një ditë do ta japë këtë ditar dhe shpresoj se do ta kuptosh më mirë nënën tënde”, shkruante në ditar.

Samantha ka pranuar se si deri atëherë nuk e kishte ditur emrin e saj të vërtetë.

“Emri im është Alexandra Geldenhuys. Kam lindur si Savanna, por këtë nuk e kam ditur asokohe. Jam rritur në Australi, në vendin më magjik që ekziston në tokë. Gjatë tërë jetës time e kam njohur nënën time si Alexs. Por, ajo nuk ka kurrfarë lidhje me këtë emër. Ajo është Lee Barnett”, ka thënë Samantha duke treguar se çfarë shkruante tjetër në ditar:

“Gjithmonë më ka pëlqyer emri Savanna, ma kujton bukurinë. Gjithashtu ma kujton shtëpinë time që shpresoj që një ditë do të jetë edhe e jotja”.

Problemet martesore mes Dorothy dhe Todd filluan qysh në vitin e parë, në momentin kur e kuptoi se ka mbetur shtatzënë. Në fillim kur janë njohur marrëdhënia e tyre ishte e mirë, por me kalimin e kohës gjërat filluan të ndryshojnë.

“Më ka bindur se si pranë meje ndihet ndryshe, se unë e bëjë të ndihet ashtu… edhe gjërat tjera filluan të zhvillohen ashtu”, ka shpjeguar Dorothy.

Ajo ishte shumë e lumtur, ambicioze dhe plotë ëndrra, derisa Todd për dallim nga ajo ishte më i mbyllur dhe nuk dëshironte fëmijë. Megjithatë, ajo shpresonte se do të ndodh diçka që do t’ia rizgjoj atij dashurinë, dhe se do të mund të bëjnë një jetë të lumtur si familje.

“Kam jetuar me atë ëndërr të çmendur duke shpresuar se do të ndodh ndonjë mrekulli dhe se në fund do të jetë gjithçka mirë”, ka shtuar ajo.

Megjithatë, gjatë nëntë muajve të shtatzënisë ai vazhdimisht ia ripërsëriste një fjali: “Nuk ka kurrfarë fëmije”, edhe përkundër faktit që ajo ishte në muajin e tetë.

“Kur i thash se mendoj që kam mbetur shtatzënë, ai më është përgjigjur shkurt ‘në rregull, shko dhe abortoje’. Aty mbeta me zemër të thyer”, kujton ajo atë moment.

Grindjet filluan të shpeshtohen dhe bëheshin më serioze, sa që në një moment Dorothy ishte rrëzuar mbi tavolinë dhe kishte humbur vetëdijen, dhe sikur kjo të mos i mjaftonte, Todd as që kishte qëndruar afër saj për ta ndihmuar.

I kishte thënë se dëshiron që ajo të largohet nga shtëpia, gjë që ajo kategorikisht kishte refuzuar ta bëjë një gjë të tillë. Ka menduar se nëse shkon njëherë kurrë më nuk do të kthehet. Aty filloi siç pretendon ajo të krijohet përshtypja se ka probleme psikike.

“Vazhdimisht më thoshte se jam e sëmurë dhe se nuk jam normal, e theksonte që duhet ta shikoj veten në pasqyre”, ka shtuar ajo, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ata u pajtuan me ndihmën e nënës së saj që të këshillohen, ku një psikiatër konstatoi se ajo vuan nga çrregullimet bipolare. Asokohe i kishte thënë psikiatrit se ka arsye të fortë të jetë e shqetësuar. Megjithatë ai i kishte shkruar disa barna që do ta ndihmonin. Por, pasi u takua me një shok që e kishte shok të fëmijërisë dhe që ishte mjek me profesion, e kuptoi se bëhet fjalë për barna që nuk do të duhej t’i pinte.

“Ishte shumë vonë, pasi i kisha pirë tri pilula”, tregon ajo. Por më vonë, e kuptoi se prapa këtij plani qëndron Todd që kishte biseduar paraprakisht me nënën e saj dhe mjekun, kurse në terapinë e tyre të parë ishin sjell sikur të ishte hera e tyre e parë që e takojnë mjekun.

Megjithatë kur e kuptoi të vërtetën, shtroi kërkesën për shkurorëzim, por ai insistonte se ajo vuan nga stresi postraumatik. Kështu filloi një betejë e ashpër për kujdestarinë e fëmijës. Ai e prezantonte gruan e tij si person të dhunshëm që është e rrezikshme për vetën dhe partnerin.

Rolin kyç në këtë proces përveç gënjeshtrave të Todd, e kishte pasur dëshmia e mjekut që ia kishte shkatërruar jetën. Mjeku që kishte konstatuar se vuan nga çrregullimet bipolare, pretendonte se ajo është agresive dhe e rrezikshme. Por, pavarësisht faktit që kishin dëshmuar edhe dy mjekë tjerë që kishin konstatuar se ajo nuk vuan nga çrregullimet bipolare, sipas saj dëmi tashmë i ishte shkaktuar asaj.

“Sa më shumë që pretendoni që jeni një njeri normal, atë më i çmendur i dukeni te tjerët që ju konsiderojnë si të sëmurë”, ka thënë ajo.

Gjyqtari kishte marrë verdiktin në favor të Todd-it, pasi që sipas tij “gjendja e saj do të mund të shkaktonte vrasje apo vetëvrasje”. Kështu në shkurt të vitit 1994, Todd edhe zyrtarisht fitoi kujdestarinë e plotë të vajzës që asokohe ishte vetëm 9 muajshe. Po të njëjtën ditë, Todd kishte shkuar për ta marrë vajzën e tyre.

“Kur erdhën dhe ma morën, për pak sa nuk u çmenda. Shkova në tualet, u ula në vaskë dhe fillova të qajë. Ajo çfarë më dhembte më shumë ishte që Todd kishte thënë në sallën e gjyqit, që sapo vajza të mbush tri vjet do ta dërgojë edhe atë tek psikiatri për të parë nëse i ka simptomat e njëjta me të miat. Aty mendova se nëse unë si person i rritur nuk kam arritur ta dëshmojë që nuk kam probleme psikike, atëherë si do të mund ta bëjë një gjë të tillë një foshnje?”

Ajo menjëherë bëri një ankesë që i është refuzuar, dhe aty e kuptoi se është vetëm dhe se askush nuk do të mund ta ndihmojë.

“Aty fillova ta mendoj arratisjen time”, ka thënë ajo. Kështu mori 10 mijë dollarët e fundit që i kishte dhe shfrytëzoi ditën kur kishte të drejtë ta takojë vajzën, për ta marrë me vete dhe e futi në veturën që e kishte marrë me qira. Çuditërisht ka arritur të futet në aeroplan në aeroportin e Atlantas me pasaporta të falsifikuara.  Ajo është dashur që pas 6 orëve ta kthej te babai Savannan, por në atë kohë ajo ishte në Paris.

“Mendoj se për asnjë moment nuk jam buzëqeshur. Çdo sekondë që e kam kaluar në liri e kam kuptuar seriozisht. Por, më gëzonte fakti që isha e lirë dhe fëmija im ishte e lirë prej tyre”, ka shtuar ajo.

Ajo kishte mbërritur në Australi përmes Gjermanisë, Francës, Malajzisë, Afrikës së Jugut, Botsvanës dhe Zelandës së Re. Gjatë udhëtimit të gjatë u njoftua me një mashkull në Afrikën e Jugut, ai quhej Huan me të cilin më vonë u martua. Bashkëshorti i saj i dytë siç thotë ajo e adhuronte vajzën e saj, dhe si fryt i dashurisë së tyre sollën në jetën edhe djalin Risa.

“Plazhet e Australisë janë shumë të bukura dhe vendet ideale për një jetë të qetë me familje”, ka shtuar Dorothy.

Megjithatë, pas një kohe dhe sipas fjalëve të vajzës së saj, Samantha, Dorothy ka qenë një nënë e mrekullueshme dhe mendonte se babai i saj i vetëm është Huan Geldenhuys.

Por një takim i shkurtër me dikë të familjes, mjaftoi që të zbulohet se Dorothy ishte arratisur në Australi dhe këtë e kishte bërë për shkak të problemeve të shumta që i kishte pasur në SHBA. Dhe kështu një mëngjes në derën e shtëpisë i trokitën policia.

“Në ato momente kam qenë në telefon, ishte rreth 7:30 kur dëgjova se dikush po trokiste në derë. Ende isha e veshur me pizhame kur forca të shumta të policisë të armatosur u shfaqen para meje dhe kishin me vete kishin lejen për arrest.

https://www.youtube.com/watch?v=xMli_i9tD7g

Vetëm një javë për kësaj ngjarje, burri që Samantha e dinte për baba vdiq nga kanceri, dhe kështu ajo dhe Ris u ballafaquan edhe me humbjen e nënës që duhet të qëndronte prapa grilave.

“E pashë nënën duke qëndruar ulur në divan me dy agjentë të FBI-së dhe as që e dija se çfarë po ndodhte. Kur i pyeta se për çfarë po bëhej fjalë, ajo më shpjegoi: ‘E di që kurrë nuk kemi pasur kontakt me askënd nga familjarët në SHBA. Kjo për shkak se kam qenë e martuar, e akuzuar për rrëmbim, dhe kështu jam detyruar të shpëtojë dhe të ruaj në një vend të sigurt'”.

Aty e kishte kuptuar se ku dhe kur kishte lindur, cili është emri i saj i vërtetë dhe gjithçka tjetër që më herët nuk kishte ditur për veten. Dhe gjykuar nga ajo çfarë kishte dëgjuar nga e ëma ka qenë shokuese për të, sa që për një moment kishte filluar të qeshë e në veçanti se ajo vuan nga çrregullimet bipolare dhe se është e dhunshme.

“Gjithçka më është dukur si në romane që i lexoni dhe për asnjë moment nuk mund të ndaheni nga ata”, ka shtuar Samantha.

Në fund Dorothy ka përfunduar prapa grilave ku i kaloi hiq më pak se 21muaj, por që në fakt është dashur t’i kalojë 23 vjet.

“Ligji është thyer kur sistemi i korruptuar ma rrëmbeu vajzën, kurse vajzës ia rrëmbyen të ëmën”, ka shpjeguar ajo që për asnjë moment nuk e pranoi se është fajtore për rrëmbim.

Ajo gjithashtu ka thënë se nuk pendohet që e ka rritur vajzën pa Todd-in.

“Është dëshmuar se gjithçka është në rregull me mua. Asgjë nuk kam bërë që kam shfaqur nuanca të dhunës, askënd kurrë nuk e kam kërcënuar. Kam rritur dy fëmijët e mi në mënyrën më të mirë të mundshme. Më tregoni pas kaq shumë vitesh, kush ka gënjyer e kush e ka folur të vërtetën”, ka thënë për fund Dorothy. /Telegrafi/

 

Exit mobile version