Telegrafi

Historia e Fantas, që në Kosovë po konsiderohet “demode”

Në këtë kohë, Dr. Carl Friedrich Arnold Schetelig vendosi të krijonte një produkt të veçantë për gjermanët në vend të Coca-Colas. Kishte shijen e portokallit dhe ishte me ngjyrë të verdhë.

Emri Fanta vjen nga “fantazi” që në gjermanisht është “imagjinatë”. Emri ishte zgjedhur nga shitësi Joe Knipp. Kompanisë së Coca-Colas i pëlqeu emri dhe e vendosi atë. Fanta ishte pija e dytë e prodhuar nga Coca-Cola, e para ishte Coca-Cola origjinale.

Fanta Orange është shija më e suksesshme dhe është në dispozicion në 180 shtete të ndryshme. Po ashtu janë më shumë se 70 shije të ndryshme.

Reagime të shumta ka ngjallur sot në rrjete sociale një artikull i Kohës Ditore rreth “diskriminimit që i bëjnë kafiteritë klientëve sipas porosive”.

Kafiteritë që diskriminojnë klientët sipas porosisë

Zgjedhja e dy vajzave që të pinin “Fanta” e kishte befasuar kamerierin e një kafiterie “in” në kryeqytet.

Veshja me stil e tyre, flokët e rregulluar, mirësjellja… kishin mbetur në hije, kur ua kishte marrë porosinë.

Kishte menduar se po bënin shaka.

“Thashë me vete katunare a?”, ka treguar Liridoni, që punon kamerier në një kafiteri të frekuentuar në qendër të Prishtinës.

“Unë mendova që janë duke u tallur me mua. Ju thashë me shaka a po doni ‘exotic’ a ‘shokanta’?”

Vendosmëria e tyre që të zgjidhnin “exotic” e kishte befasuar edhe me tepër. Me atë shije, në sy të Liridonit ato ishin dukur tamam “katunare”.

Nuk është vetëm “Fanta” që kamerierëve e menaxherëve në shumë kafiteri në Prishtinë ua krijon këtë përshtypje. “Fatin” e njëjtë e kanë edhe konsumuesit e “Sprite”, “Dredhëzës” e “Pjeshkës” …