Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur pjesa e parë e dokumentarit “Njëmbëdhjetë thikat”.
Dokumentari i kushtohet vdekjes së Dino Asanajt, ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, dhe dilemave që nuk ndalen nëse e vranë apo ka bërë vetëvrasje?
Në këtë dokumentar flet edhe mjeku ligjor Arsim Gërxhaliu që tregon se Asanajt iu gjete 11 plagë. Po ashtu, aty flet edhe një prej njerëzve të fundit që e takoi Dino Asanajn ditën kur ai dha shpirt, Naser Osmani. /Express/