Javë më parë mesfushori Cheick Tiote vdiq në Kinë, pas një sulmi në zëmër. Ish futbollisti i Newcastle United kishte ndërruar jetë rrugës për në spital.
Vdekjet e lojtarëve në fushë është kthyer në një fenomen pothuajse të pakuptueshëm. Mjekësia ka ecur para, ndërsa vdekja e lojtarëve është më e madhe.
Klubi ende nuk e ka dhënë versionin e vdekjes së lojtarit dhe për këtë dyshohet nëse ai ishte mirë në kohën kur nënshkroi.
Agjenti Christopher Atkins, thotë se shumë klube kineze, lojtarët vijën me rekomandime të palës së tretë apo të katërt për të arritur te milionat. “Njerëzit po ofrojnë lojtarë në Kinë që nuk janë lojtarët e tyre. Pas një kërkimi e kupton që janë katër apo pesë njerëz mes teje dhe lojtarit”.
Lojtari kishte marrë ofertë prej 50 mijë funtesh në javë nga Kina dhe e kishte pranuar.
Por para se të ndodhte kjo një kalim te Galatasaray, një në Rusi dhe një në Championship kishin dështuar dhe ai mori rrugën e Beijing Enterprises, ku kishte një pagë prej 1.7 milionë funte në vit.
Problemet me zemër janë të shumta në kohën e fundit, por dëshira e madhe e lojtarëve për të luajtur dhe fituar bën që ata ta marrin edhe këtë rrezik.
Disa hulumtime shkencore bëjnë të ditur se 75 për qind e lojtarëve afrikanë që kanë vdekur në fushë kanë pasur probleme me zemrën.
E gjithë historia fillon kur në Kupën e Konfederatave të vitit 2003 në Francë ndërroi jetë në ndeshjen ndaj Kolumbisë, Marc Viven Foe. Pas autopsisë doli që ai kishte probleme me zemër.
Ish-lojtari i Millwall, Tobi Alabi, i cili pësoi një sulm në zemër në një fushë në moshën 19 vjeçare, thotë se shumë lojtarë edhe pse dinë problemin e tyre, besojnë dhe vazhdojnë të kenë ambicie në futboll.
Mjekja e Lens zbuluan një defekt potencial në zemër te Mohamed Diames. Mjekët e këshilluan atë që të mos vrapojë më kurrë, e lere të luajë futboll. U pyetën opinionet e dyta dhe tani ai luan për Newcastle.
Sulmuesi i Chelseat, Loic Remy, nuk kishte mundur të kalojë testet mjekësore në vitin 2010 për shkak të një problemi me zemër. Por ai nuk u dorëzua dhe sot luan.
Kina edhe pse investuar miliona euro në futboll, në mjekësinë sportive mbetet ende prapa sipas këtij studimi të Daily Mail.
I tillë ishte edhe rasti i Goran Gogic, një 29-vjeçar serb që vdiq në kohën kur luante te Qingdao Hainiu. Ai kishte pësuar sulm në zemër në autobusin e ekipit duke ndërruar jetë. /Telegrafi/
Lojtarët afrikanë që vdiqën në fushë
Patrick Ekeng (Kamerun) – 6 maj, 2016
Futbollisti i kombëtares kamerunase ndërroi jetë në fushë në minutën e 70-të në ndeshjen mes Dinamo Bucharest dhe Viitorul. Stafi i spitalit nuk arritën ta kthejnë në jetë dhe shkaku i vdekje ishte sulmi në zemër.
David Oniya (Nigeria) – 13 qershor, 2015
Futbollisti nigerian kishte kolapsitur në fushë vetëm tre minuta pasi filloi ndeshje në kampionatin e Malajzisë mes skuadrave T-Team dhe asaj Kelantan. Vdekja e tij u konfirmuar katër ora pasi trupi kishte arritur në spital.
Sekou Camara (Mali) – 27 korrik, 2013
Ai ra përtokë në fushë në një ndeshje të kampionatit indonezian mes Pelita Bandung Raya dhe Madura United. U dërgua shpejt në spital, por gjeti vdekjen rrugës. Shkaktari i vdekjes, sulmi në zemër.
Henry Chinonso Ihelewere (Nigeria) – 5 gusht, 2012
21 vjeçari kishte ardhur në Evropë që të bëjë karrierë. Ai luante në Rumani për skuadrën Delta Tulcea. Ai ndërroi jetë në fushë në ndeshjen miqësore kundër Balotesti. Shkaqet e vdekjes nuk u kuptuan kurrë.
Marc-Viven Foe (Cameroon) – 26 qershor, 2003
Pjesë e kombëtares kamerunase në Kupën e Konfederatave të vitit 2003 në Francë. Ai ndërroi jetë në ndeshjen ndaj Kolumbisë . Foe ishte për 45 minuta në qendrën mjekësore të stadiumit, por që nuk u arrit të shporohet. Autopsia e vërtetoi se ai ndërroi jetë pas probleme që kishte me zemër.