Gjenerata e parë e studenteve të aktrimit në Prishtinë. Aktoret shqiptare janë treguar shumë të suksesshme në industrinë e filmit, madje disa prej tyre e kanë prekur edhe Hollywood-in.
Ndonëse në ditët e sotme është normale që vajzat të studiojnë aktrimin, dikur kjo gjë ishte tabu në trojet shqiptare.
Kjo gjë ndodhi deri në momentin kur disa prindër e “thyen” këtë akull, shkruan rtv21.tv Artistet e njohura shqiptare, Ilire Vinca dhe Arbnesha Grabovci – Nixha kanë qenë dy nga vajzat e gjeneratës së parë që studiuan degën e aktrimit.
Gjithë këto rrëfime të padëgjuara deri më tani i ka shpalosur redaktori Shaip Grabovci, babai i Arbneshës në një rrëfim për reportazhin “Mbresë” në RTV 21.
Ai tregon se ishte takuar me babanë e Ilire Vincës dhe bashkë kishin vendosur që të dyja vajzat t’i dërgojnë për të studiuar aktrimin, duke bërë kështu një hap të guximshëm aso kohe. /21 Media/