Kur tetë vite më parë, Anderson Luiz de Abreu Oliveira, fitoi trofeun e çmuar për të rinj ‘Golden Boy’, dhe u votua nga 30 gazetarë, ishte pritur që ai të kishte një karrierë të madhe.
Pas tetë vitesh ai është kthyer në Brazil edhe pse para tetë vitesh ishte kthyer në një yll të futbollit evropian.
Ai debutoi me Gremio si tinejxher, ndërsa pas një viti nënshkroi me Porton, ku presidenti Pinto da Costa pagoi 7 milionë euro për të.
Pas vetëm një sezoni në Portugali, skuadra e Manchester United, pagoi 30 milionë euro për lojtarin premtues.
Në sezonin e tij të parë ai fitoi Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, duke zhvilluar një numër të madh të ndeshjeve.
Në atë sezon edhe pse luajti 38 ndeshje nuk shënoi asnjë gol.
Ai pas largimit të Sir Alex Ferguson kishte kaluar si lojtar i dorës së dytë, pasi David Moyes nuk e pëlqente, ku dhe ishte huazuar te Fiorentina.
Aventura në Serie A doli të jetë zhgënjyese dhe pas disa muajsh ai u kthye në United, ku trajner ishte Louis Van Gaal.
Ai zhvilloi 90 minutat e fundit për Unitedin në humbjen turpëruese prej 4-0 nga Milton Keynes Dons në Capital One Cup, dhe u pa që ajo ishte ndeshja e fundit e tij në nivelin më të lartë të futbollit.
Tani ai luan te Internacional.
Ai humbi një penallti në debutim, dhe iu desh oksigjen në ndeshjen e zhvilluar në La Paz kundër The Strongest në një lartësi 3,637 metra mbidetare.
Ai u sulmua edhe nga tifozët pas humbjes 5-0 kundër Gremios, ndërsa u kacafyt edhe me bashkëlojtarin e tij William në stërvitje.
https://www.youtube.com/watch?v=qQQQOjv8HrI
Me 28 vjet mbi supe dhe një çmim të ‘Golden Boy’, ai vazhdon ta çmend botës, por kësaj radhe për të keq. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ECX0rZkxaeQ