Site icon Telegrafi

Histori shqiptare: Babai takon të bijën, pas 13 vitesh!

Para 13 vitesh është ndarë nga Nazmiu, ish-bashkëshorti i saj, por tani ka zgjedhur që në ditëlindjen e 16-të, ta takojë të bijën me babanë që nuk e kishte takuar për 13 vite, pasi ai nisi të pinte.

“Ne kemi folur shumë hapur bashkë në lidhje me babin. Të kam thënë disa herë që pa mbushur 18 vjeç nuk ke për ta takuar, por nga ana tjetër edhe të kam thënë që kur të jesh gati, kur të ta dojë zemra jote, më thuaj të të shoqërojë”, ka thënë nëna tek e Diela Shqiptare.

“Ti ke qenë mami, babi, motër, vëlla, shoqe, shokë, ke plotësuar çdo gjë, ke qenë gjithnjë pranë meje, ke luftuar në shumë gjëra pavarësisht gjithckaje, duke më bërë mua kjo që jam. Të falënderoj për çdo gjë. Ke thënë që do ta takosh babin kur të duash. Nuk është puna që e mohoj si baba, por thjesht ai s’është munduar asnjëherë për të më takuar. Mund të jem gati, por jo si gjithë fëmijët”, tha vajza, Rejnada.

Tek rubrika e emisionit, “Ka një mesazh për ty”, ajo takon të atin me të cilin kishte humbur lidhjet. Ata mbetën pa fjalë, teksa në momentin e përqafimit Nazmiu tha: “Te keqen babi”!

Exit mobile version