Site icon Telegrafi

Histori interesante e kravatave të Hajredin Kuçit dhe Sabri Hamitit ditën e shpalljes së pavarësisë

Ish ministri dhe ish deputeti i PDK-së, Hajredin Kuçi ka shpalosur detaje interesante për ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kuqi ka treguar dy ngjaje interesante që kanë të bëjnë me kravatën e tij dhe të Sabri Hamitit.

Ai në Frontal ka treguar se kravatën që e kishte vendosur atë ditë ia ka dhuruar një kamarieri.

“Në atë kohe e pata vendos një kravatë të kuqe, të cilët me vonë ia kam dhënë një kamarieri i cili u ba marak. Tha a po ma falë se po du me e ruajtë si simbolikë dhe ia dhashë. Por i thash nëse e merr por e ruan, po ta jap. Emrin e ka Anton dhe sot besoj se e ruan diku”, ka thënë Kuçi në T7.

Pikërisht me kravatën lidhet edhe ngjarja me Sabri Hamitin po atë ditë.

Dita e Pavarësisë, kishte qenë hera e parë që ish nënkryetari i Kuvendit të vendoste kravatë.

“Profesor Sabri Hamiti, ju e keni vërejtur ka qenë hera e parë që ka vënë kravatë. Kemi bërë shaka para asaj dite por atë ditë ka vendos kravatë si simbolikë e veçantë, bile e kam lutë me ma falë”, ka treguar Kuçi.

Exit mobile version