Site icon Telegrafi

Histori e pabesueshme telenovelash: Si ia mori burrin këngëtares ish-gruaja e Devis Xherahut

Ishte dhjetori i vitit 2011 kur këngëtari i njohur Devis Xherahu deklaroi publikisht se ishte ndarë nga gruaja pianiste dhe kompozitore, Paola Kondakçi.

Ajo kishte krijuar këngën “Akoma s’e besoj”, me të cilën Devisi konkurroi te “Kënga Magjike”, një produksion që i parapriu ndarjes. Deri në atë kohë askush nuk e njihte Paolën, e cila jeton në Athinë, qyteti ku konsumoi lidhjen dhe martesën 20- vjeçare me artistin nga Korça, Xherahun

Kanë kaluar shtatë vite nga ajo histori, kur Paola u përfshi në një konflikt në Facebook me të dashurën aktuale të Devisit, ish-“Mis Shqipëria”, Ertemiona Mejdani. Shkak për komentet e saj u bë klipi i këngës së krijuar nga vetë ajo, ku Devisi shkëmbente puthje e skena erotike me të dashurën aktuale.

Ndërkohë që Devisi vazhdon ende lidhjen me Ertemionën, duket se gjërat kanë ndryshuar për Paolën. Pas lidhjes së saj me një djalë amerikan, pianistja në shtator 2016 është bërë nënë e një vajze me partnerin saj aktual, Petrikën. Partneri i saj i ri mësohet se është ish-burri, po ashtu prej 20 vitesh, i këngëtares së njohur të viteve ’90-të, Elinara Shehu.

Edhe pse flitet se ai ende nuk ia ka dhënë divorcin nënës së dy vajzave të tij të rritura tashmë, ka krijuar tjetër familje në Athinë me Paolën. Ndërkohë Elinara, e cila iu rikthye muzikës shumë në formë vitet e fundit me klipin ”Porno Days”, përkujdeset për dy vajzat e saj në Tiranë.

Burime pranë çiftit Elinara dhe Petrika (i cili njihet në rrethin e miqve me emrin Tika) kanë treguar për gazetën “Panorama” se bashkëshorti i saj aktual me dokumente, njëkohësisht bashkëjeton me ish-gruan e Devis Xherahut. Vetë Paola ka ndarë me miqtë në Facebook foto me partnerin, ku duken shumë të dashuruar.

Po si u njoh ish-burri i Elinarës me ish-gruan e Devisit? Sipas të afërmve të çiftit, para dy vitesh ai dilte për kafe me një vajzë që e kishte pasur ish-të dashur, njëkohësisht shoqja e Paolës. Ajo i njohu duke i thënë asaj, “ky është dashuria ime e parë”. Pas kësaj, Paola doli sërish herën e dytë për kafe me Petrikën, por këtë herë vetëm për vetëm me të.

Më pas, sipas miqve të tyre, shkëputja e tij nga Elinarën ndodhi kur e nisi bashkëshortin para gati dy vitesh në Greqi për konsultë mjekësore. Por, pas disa ditësh Elinarës i erdhi një SMS, ku i thoshte: “Tika është i imi. Mos e kërko më!”. Elinara nuk ka folur publikisht për këtë histori, ndërkohë që jeton mes Greqisë dhe Shqipërisë, pasi kujdeset për vajzat, njëra në universitet dhe tjetra në gjimnaz. Ndërsa ish-gruaja e Devisit shfaqet e lumtur tani në krahët e partnerit të ri, kujtojmë që ndarjen me muzikantin Xherahu, gjashtë vite më parë, e përjetoi jo mirë.

“Nuk kam qenë në dijeni të këtyre intrigave”, shkruante ajo në atë kohë poshtë një kopertine ku Devisi dhe Ertemiona shfaqeshin të dashuruar.

“Ish-burri im e di me kë ka qenë i martuar 20 vjet, prandaj dhe unë zgjata 20 vjet, për hir të karakterit tim dhe vetëmohimit tim që ai të kishte mundësi të arrinte këtu ku arriti për hir të dashurisë që kam pasur për të dhe verbërisë totale ndaj dashurisë. Edhe nëse komentoj, nuk e bëj për ta rifituar sepse në asnjë mënyrë unë nuk futem në çifte të vjetra ose të reja, thjesht për t’i rikujtuar atij premtimet e shkelura dhe për mungesën e respektit ndaj ish-gruas së vetë mohuar që i dha dhe suksesin e radhës në ndarje”, ishte komenti që i bëri ajo tradhtisë së burrit me missin.

Exit mobile version