Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Shqipërisë, Sali Berisha ishte mysafir në emisionin Kojshia Show.
Mysafir në këtë emision ishte edhe ish-komandanti i Koshares, gjeneral Hisen Berisha.
Ky i fundit, gjatë emisionit i tha Sali Berishës së Departamenti Amerikan i Shtetit nuk gabon në vendimet dhe vlerësimet për shpalljen e personave “non grata”.
“Unë besoj se DASH nuk bënë gabime. Mund të dezinformohen e më pastaj me informatën e gabuar edhe vendimi mund të jetë i gabuar, por janë gjëra që mund të zbardhen dhe shihen. Ky nuk është një vendim statik. Nuk është Bibël e as Kuran. Janë vendime që ndryshohen dhe besoj se doktor Berisha do t’i demantojë nëse ka pasur lëshime”, deklaroi Hisen Berisha, përcjell Telegrafi.
Ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur komandantit të Koshares.
“Çdo njeri mund të interpretojë ato deklarata sipas oreksit të vet, por ky është një vendim i cili do të qartësohet 100% në procedurë gjyqësore. Unë kam zgjedhur këtë rrugë për të bërë transparencën…E tëra është si pasojë e lobimit të Edi Ramës dhe George Sorosit”, tha ndër të tjera Sali Berisha./Telegrafi/