Site icon Telegrafi

“Hirushja vërtetë ekziston”: Kërkon këpucën që e humbi, i bën apel të gjithëve live në televizion që t’ia kthejnë nëse e kanë gjetur (Foto/Video)

Pothuajse shumica prej nesh kemi dëgjuar për përrallën e “Hirushes”, por një gjë e tillë i ka ndodhur vërtetë një gruaje. Ajo gjatë garës që u mbajt vikendin e kaluar ka humbur këpucën.

Meg Landrigan nga Melbourne i Australisë ia kishe marrë një mikeshës një palë këpucë të markës Givenchy, transmeton Telegrafi.

Ajo ishte mysafire në programin e mëngjesit, ku tregoi se si këpucët i kishte futur në valixhe pasi i kishte mbathur atletet.

Pasi mbërriti në shtëpi e kuptoi se mungonte njëra. Dhe nëse nuk arrin ta gjej edhe tjetrën, ajo do të detyrohet t’ia paguaj mikeshës së saj plot 1.700 euro.

“I kam futur në valixhe pasi i mbatha atletet për garë. Kam ecur afro 800 metra larg veturës, dhe nuk e di se çfarë ndodhi. Sigurisht se diku më ka rënë nga valixhja”, ka deklaruar ajo.

Meg ka pranuar se këto këpucë me take të larta kanë vlerë sentimentale pasi janë blerë gjatë pushimeve me miq. Kurse pronares së këpucëve i ka treguar se çfarë ka ndodhur me to, dhe për fat të mirë ka hasur në mirëkuptim.

“Ajo janë thjesht gjësende. Nuk i ke humbur fëmijët e mi. Edhe pse ndihem mjaft keq që kam mbetur pa këpucët e preferuara, prapë se prapë nuk është fundi i botës”, i kishte thënë Megit mikesha që ia kishte dhënë këpucët. /Telegrafi/

Exit mobile version