Telegrafi

Hiri vullkanik lëvizë kah Britania

 Shërbimi kombëtar për trafikun ajror tha se ashtu siç qëndrojnë gjërat tash, në Skoci, Angli dhe Uells, ende pritet që hapësira ajrore të hapet më vonë gjatë ditës. Megjithatë, tash për tash, aeroportet në Britani mbeten të mbyllura.

Hapësira ajrore britanike ishte mbyllur të enjten e kaluar për shkak të shqetësimeve se hiri
vullkanik mund të shkaktoj dështim të motorëve të aeroplanëve.

Miliona udhëtarë janë bllokuar ose u janë anuluar fluturimet, në pjesën veriore të Evropës dhe më gjerë. Megjithatë, pritet që gjatë ditës së sotme, do të fluturojnë më tepër aeroplanë.

Këtë e ka paralajmëruar mbrëmë edhe Komisionari i transportit i BE-së, Sim Kallas.

“Prej mëngjesit të 20 prillit ne mund të shohim në mënyrë progresive më tepër aeroplanë të fillojnë të fluturojnë”, tha Sim Kallas.