Telegrafi

Hiri vullkanik, anulohen mbi 250 fluturime

Kreu i operacioneve në “Eurocontrol”, Brajan Flin, tha se 252 fluturime janë anuluar për shkak të përhapjes së hirit vullkanik.

Hiri vullkanik i ardhur nga vullkani Grimsvotn e ka detyruar edhe presidentin Obama, i cili gjendet në një turne evropian, të ndryshojë planet e udhëtimit, duke arritur një ditë më herët në Britani.

Ekspertët, megjithatë thonë se gjasat janë fare të vogla nga përsëritja e kaosit të trafikur ajror të vitit të kalur, ku me miliona udhëtarë humbën fluturimet si pasojë e shpërthimit të një vullkani tjetër të Islandës.

Ndërkaq, zëdhënësi i Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari “ Altin Ahmeti tha për Telegrafin se hirivullkaninik nuk ka bërë pengesa për realizimin e fluturimeve në aeroport. “Të gjitha fluturimet janë realizuar normalisht në ANP. Hiri nuk ka krijuar probleme as ne Europën kontinentale kështu që as tek ne nuk ka krijuar probleme”, tha Ahmeti. /Telegrafi/