Telegrafi

Hiri, ministrat e BE arrijnë marrëveshjen

Ministrat e Transporteve të vendeve anëtare kanë deklaruar se do të jetë një bërthamë e hapësirës ajrore ku nuk do të fluturohet, një zonë tjetër ku do të lejohen të gjitha fluturimet dhe një zonë e tretë e quajtur “zona e rrezikut”, ku do të lejohen disa fluturime.

Vendimi erdhi pasi Britania e Madhe, Gjermania, Holanda, Franca dhe Belgjika deklaruan se do të rihapnin hapësirat e tyre ajrore.

Krerët e kompanive ajrore kritikuan rëndë autoritetet për ndalimin e fluturimeve, veprim që u shkaktoi atyre 1 miliard dollarë humbje.

Fluturimet, të cilat zgjasin prej 5 ditësh, u kufizuan për shkak të frikës se hiri, një përbërje akulli, rëre dhe copëza shkëmbi nga jugu i Islandës, mund të dëmtonte motorët e avionëve.