Nëse vuani nga rrathët e zinj, provoni këtë metodë
Këtë metodë e përdor edhe kur në fytyrë vëren ndonjë parregullsi dhe thotë që është shumë e dobishme dhe jep rezultate shumë të mira.
Në një rast kjo manekine ka zbuluar që për kurën e fytyrës përdor masazh me kube akulli, transmeton Telegrafi.
Pos përfitimeve të shumta të cilat i ka, ky masazh është i dobishëm edhe në preventivën kundër rrudhave, por gjithashtu nxit edhe qarkullimin e gjakut, andaj teni juaj do të duket më i mirë.
– Kur zgjohem e lodhur apo me sy të ënjtur, mënyra më e mirë për eliminimin e atij problemi është masazhi me kube akulli. Këtë truk e kam mësuar nga nëna ime dhe vërtet ka efekt – ka thënë Irina në një rast.
Nëse keni një rul të mirë për fytyrë, ai mund t’ju ndihmojë të arrini të njëjtin efekt. E gjitha që është e nevojshme është që ta fusni në frigorifer për afro dhjetë minuta para se të filloni masazhin. /Telegrafi/