Site icon Telegrafi

Hiqni qafe hemorroidet përmes kësaj metode natyrale të cilën mund ta kryeni në shtëpi

Nëse keni probleme me hemorroidet, pavarësisht se sa i madh është problemi juaj, kjo metodë do t’ju ndihmojë jashtëzakonisht shumë.

Fillimisht duhet të keni parasysh që gjithmonë të vishni të brendshme të pastra dhe t’i ndërroni shpesh. Është e këshillueshme që një palë ekstra t’i mbani me vete kudo që të shkoni, e veçanërisht nëse keni gjakderdhje apo aksidente të vogla.

Të brendshmet që i vishni duhet të jenë të përbëra nga pambuku, pasi që e parandalojnë djersitjen, e cila e shkakton kruarjen.

Për trajtimin e hemorroideve mund të provoni të vendosni kube të vogla akulli në anus. Kësisoj, ato do ta freskojnë zonën e prekur nga sëmundja dhe e ënjtja do të zvogëlohet.

Megjithatë, doktorët rekomandojnë edhe masazhimin me Aloe Vera (bimë) në atë zonë, me ndihmën e një shkopi pambuku ose me gishtërinj. Rekomandohet të filloni me tri aplikime në ditë dhe posa të ketë efekt, duhet ta bëni vetëm një herë në ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version