Telegrafi

Hiqet shqiponja në hyrje të Tiranës, që simbolizonte 100-vjetorin e Pavarësisë

Simboli i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë i vendosur në vitin 2012 tek rrethrrotullimi Doganës në Tiranë është hequr.

Mesa duket projekti për Unazën e Madhe ka përfshirë edhe heqjen e këtij simboli të vendosur 6 vite më parë.

‘Shqiponja’, vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra). ‘Shqiponja’ u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar asokohe nga kryeministri Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha.

‘Shqiponja’ është vepër e artistit Albi Cifligu. Me kontributin financiar të familjes tetovare “Destani”, u vendos në sheshin e pagëzuar me të njëjtin emër. Sheshi Shqiponja ndodhet  në hyrje të kryeqytetit.