Telegrafi

Hiqet ndalesa për kamionët në rrugën Mavrovë – Dibër

Ndalimi i automjeteve të rënda në drejtimin Mavrovë – Dibër është hequr, kumtojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë

Ndalesa për automjete të rënda ende vlen për drejtimin rrugore Gostivar – Kërçovë nga Strazha në dhe në rrugën Tetovë – Kodër Dielli, njofton Telegrafi Maqedoni.

Intensiteti i komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar. Nëpër vendkalimet e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje-dalje nga shteti.

Nga 15 nëntori hyri në fuqi obligimi ligjor për posedimin obligator të pajisjeve dimërore në automjete, pa dallim të gjendjes së motit. Ky obligim do të zgjas deri 15 mars të vitit të ardhshëm./Telegrafi/