Site icon Telegrafi

Hiqet ndalesa për kamionë në aksin Mavrovë – Dibër

Në aksin rrugor Mavrovë – Dibër nga ora 09:10 mëngjesin e sotëm është hequr ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM), transmeton MIA.

Komunikacioni në aksin rrugor Demir Kapi – Udovë mëngjesin e sotëm është normalizuar, pasiqë ekipet të NP Rrugët e Maqedonisë i pastruan gurët që kanë rënë në rrugë në afërsi të restorantit “Bellov”.

Në aksin rrugor unaza A3 Manastir-Resnjë të 70+300 km, për shkak të rrëshqitjes së dheut, rruga është në ndërprerje në dy drejtimet. Si alternativë, qarkullimi është riorientuar përmes qytetit Manastir.

Në rrugën komunale f.Pollogu i Poshtëm – f. Obleshevë para lumit të Koçanit komunikacioni është ndërprerë për shkak të kanalit të bërë kullimin e ujit atmosferik nga reshjet e shiut.

Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë i pastruan rrëshqitjet e dheut në aksin Koçan – Dellçevë. Për shkak të reshjeve të shiut dhe mundësisë për aktivizim të sërishëm të rrëshqitjeve të dheut për arsye parandaluese Koçan – Dellçevë mbetet i mbyllur për komunikacion. Si rrugë alternative mund të shfrytëzohet aksi Vinicë – Smojmirovë – Dellçevë.

Në aksin rrugor Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair tek f.Uzem, për shkak të rrëshqitjes së dheut është përfshirë një korsi në gjatësi prej 15-20 meztra. Në vend është vendosur sinjalizim adekuat rrugor. Ekipet e Np Rrugët e Maqedonisë punojnë në pastrimin e rrugës dhe normalizim të qarkullimit.

Në aksin rrugor P1106 Manastiri i Markos – Breznicë në 1 km pas qarkores për në Manastirin e Markos, për shkak të rrëshqitjes së dheut qarkullimi po zhvillohet nëpër një korsi në gjatësi prej 10-15 metra. Në vend është vendosur sinjalizim adekuat i qarkullimit. Rekomandohet drejtim i kujdesshëm me automjete dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor deri në pastrimin e plotë të rrugës.

Në aksin rajonal Berovë – Vinicë në vendin Obozna për shkak të shembjes së gurëve komunikacioni zhvillohet në një korsi.

Në aksin Dellçevë – Berovë tek f.Istevnik i Ri për shkak të rrëshqitjes së dheut qarkullimi po zhvillohet në një korsi në gjatësi prej 5-6 metra.

Në aksin Udovë – Vallandovë për shkak të derdhjes së Lumit Kallkovë ka ujë në rrugë që nuk është shumë dhe rekomandohet drejtim i kujdesshëm me automjete. Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë punojnë në pastrimin dhe vendosjen në funksion të rrugës.

Në aksin rrugor P1404 Marvinci-Balinci-Brajkovci nën nënkalimin tek qarkorja Marvinci për shkak të derdhjes së kanaleve ka ujë nëpër rrugë. Rekomandohet përdorimi i rrugës alternative Udovë – Vallandovë – Gjegjeli dhe anasjelltas.

Në aksin rrugor Kumanovë – Kriva Pallankë tek vendi f.Stracin ka rrëshiqtje të vazhdueshme të baltës dhe tokës e cila përfshin një korsi. Rekomandohet drejtim i kujdesshëm i automjeteve, përshtatje të shpjetësisë dhe ndjekje të sinjalizimit të vendosur./MIA/Telegrafi/

Exit mobile version