Sot nga ora 08:00 janë hequr ndalesat për qarkullim të kamionëve në rrugën Mavrovë-Dibër dhe grykat malore Pletvar, Strazhë, Bukovë dhe Gjavatë.
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi.
Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes së automjeteve, veçanërisht nëpër grykat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/