Në Kinë është hequr zyrtarisht ligji që lejonte çiftet të kishin një fëmijë, pas vendimit të marrë gjatë vitit 2016.
Tashmë, qeveria kineze, befason me një vendim të marrë, duke dhënë bonus për kë bën dy fëmijë.
Siç shkruajnë mediat vendase, pengesa kryesore për të bërë një fëmijë tjetër ka të bëjë me koston për rritjen e tij, ndaj për këtë arsye Qeveria ka vendosur të ndihmojë ekonomikisht familjet që janë në vështirësi.
“Pasja e një fëmije të dytë është një e drejtë për çdo familje në Kinë, por pamundësia ekonomike e bën të pamundur këtë gjë”, tha zv. ministri për shëndetin dhe planifikimin familjar, Wang Peian.
Siç shkruan noa.al, bazuar në një sondazh të vitit 2016, 60% e familjeve deklaronin se hiqnin dorë nga pasja e një fëmije të dytë për arsye ekonomike.
Në fund të vitit 2015, qeveria kineze propozoi heqjen e ligjit për fëmijën e vetëm, për shkak të rënies së ndjeshme të lindshmërisë dhe plakjes së popullsisë.
Aktualisht në Kinë 220 milionë njerëz janë mbi 60 vjeç.