Sot para objektit të Qeverisë së Maqedonisë ka filluar të largohet gardhi i hekurt.
Vendimi për largimin e gardhit është marrë në seancë qeveritare, me qëllim që siç thanë, të lirohet pjesa publike rreth ndërtesës qeveritare, në mënyrë që të shfrytëzohet nga ana e qytetarëve.
Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, dje në konferencë tha se për largimin e gardhit të hekurt nuk do të harxhohen paratë e qytetarëve, por do të përdoren resurset e brendshme./Telegrafi/