Site icon Telegrafi

Hiqet flamuri holandez, vendoset ai turk në Konsullatën e Holandës në Stamboll (Video)

Një person ende i paidentifikuar e ka vendosur flamurin turk në Konsullatën e Holandës në Stamboll, duke e hequr flamurin holandez.

Mediat turke raportojnë se vazhdojnë protestat para Konsullatës holandeze, ndërsa policia e ka rrethuar ndërtesën.

Tensionet mes Turqisë dhe Holandës janë shkallëzuar pasi kjo e fundit ia ndaloi ministres turke për Çështje Familjare hyrjen në Konsullatën turke në Roterdam, e cila pritej që të mbante një fjalim fushate për referendumin e 16 prillit.

https://www.youtube.com/watch?v=EvXYZrNK51w

Exit mobile version