Në orën 13:45 është normalizuar komunikacioni në rrugën magjistrale A-1 f.Udovë-Gjevgjeli, edhe atë në të dy akset rrugore, kumtoi LAMM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zhvillimi i komunikacionit ishte në ndërprerje për shkak të aksidentit rrugor që ndodhi sot në mëngjes në orën 09:20 në autostradën A-1 fshati Udovë-fshati Marvinci, kundrejt fshatit Josofov^, ku e humbi jetën 56-vjeçarja nga Serbia.
Gjatë gjithë bllokimit, komunikacioni u rikahëzua nëpër rrugën lokale Udovë.
Ekipi i inspektimit ishte në vendin e ngjarjes, ku përveç një viktime siç u përmend, ka pasur edhe dëme materiale të veturave. /Telegrafi/