Nga sot, Shqipëria kthehet zyrtarisht në “Covid-free”. Qytetarët nuk janë më të detyruar të mbajnë maska në ambientet e mbyllura, klubet e natës do të hapen ndërsa të gjithë udhëtarët mund të hyjnë në vend pa dokumentet antikoronavirus.
Ky vendim pritet të ndikojë në zinxhirin ekonomik të vendit, e sidomos në sektorin e turizmit.
E teksa janë të ndërgjegjshëm se edhe këtë vit turistët nga Evropa Lindore do të mungojnë, operatorët shprehen optimistë se ky boshllëk mund të mbushet me pushues nga Perëndimi.