Ligji i Bashkimit Evropian për të shfuqizuar tarifat e roaming-ut për njerëzit që përdorin telefonat mobilë jashtë vendit të tyre, ka hyrë në fuqi.
Me rregullat e reja, qytetarët që udhëtojnë brenda BE-së do të mund të telefonojnë, dërgojnë mesazhe dhe të hapin internetin në telefonat e tyre me çmimin e njëjtë që paguajnë në shtëpi.
Komisioni Evropian tha se fundi i tarifave të roaming-ut është njëri prej sukseseve më të mëdha të BE-së.
“Secilën herë që një qytetar evropian ka kaluar një kufi të BE-së, qoftë për pushime, punë, studime, apo vetëm për një ditë, ai është dashur të shqetësohet për përdorimin e telefonit celular dhe tarifën e lartë të roaming-ut”.
“Eliminimi i tarifave të roaming-ut është një nga sukseset më të mëdha dhe më të prekshme të BE-së”, tha Komisioni Evropian. /Telegrafi/