Telegrafi

Hiqen ndalesat për automjetet e rënda në disa rrugë të Maqedonisë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se ka filluar të normalizohet gjendja në komunikacionin e vendit, që ka nxitur organet të heqin ndalesën e lëvizjes së automjeteve të rënda në disa drejtime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LAMM bë të ditur se është hequr ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër, ndërkaq më herët ishte hequr ndalesa edhe për Presekën./Telegrafi/