Site icon Telegrafi

Hiqen medaljet për shtatë olimpistë të “Londër 2012”

Vazhdon grushti i hekurt i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që pasi ndëshkoi disa sportistë rusë që kishin dalë pozitivë në “Pekin 2008”, ka vendosur sot të heqë medaljet e 7 sportistëve të tjerë, 3 prej të cilëve po nga ky shtet.

Edhe ata kanë dalë pozitivë pas ribërjes së testeve antidoping me metoda më të sofistikuara, por që i përkasin Olimpiadës së “Londër 2012”. Ata do të dorëzojnë pranë komiteteve olimpike përkatëse medaljet e fituara. Një prej medaljeve që i është hequr Rurisë është e e artë, e fituar nga atletja e 3000 metrave me pengesa, Yuliya Zaripova.

Gjashtë sportistët e tjerë pozitivë në “Londër 2012”, fitues të medaljeve të hequra, vijnë nga sporti i peshëngritjes dhe dy prej tyre janë rusë: Nataliya Zabolotnaya dhe Alexander Ivanov (të dy fitues të medaljes së argjendit).

Ndërsa katër shtangistët e tjerë janë moldavët Cristina Iovu e Anatoli Ciricu (të dy fitues së medaljes së bronzit), armeni Hripsime Khurshudyan (bronz) dhe bjellorusja Iryna Kulesha (bronz). Pozitivë edhe 5 sportistë që nuk kanë fituar medalje Andrey Demanov (peshëngritje), ukrainasi Oleksandr Drygol (atletikë), gjeorgjiani Rauli Tsirekidze (peshëngritje), ukrainasja Margaryta Tverdokhlib (atletikë) dhe kazaku Almas Uteshov (peshëngritje).

Exit mobile version