Tashmë disa institucione të vendit kanë larguar rrethojat e hekurta, që kanë mbetur që nga koha e UNMIK-ut.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme në orët e paradites ka filluar largimin e rrethojave. Ky objekt kohë më parë është shfrytëzuar nga UNMIK-u.
Ndryshe, qysh në 2015-në, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte marrë vendim që të hiqen rrethojat e hekurta të Kuvendit të Kosovës që kishin mbetur që nga koha e UNMIK-ut. /Telegrafi/