Site icon Telegrafi

Hiqen mbeturinat skaj Liqenit të Batllavës

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”-Njësia në Podujevë dhe Ndërmarrja Publike Lokale “Eko Llapi” i kanë hequr mbeturinat skaj Liqenit të Batllavës, të cilat janë hedhur nga persona të pandërgjegjshëm.

Ky intervenim është bërë me kërkesë të Komunës së Podujevës pas njoftimit nga ana e qytetarëve se në atë pjesë të fshatit Orllan janë hedhur mbeturina.

Komuna e Podujevës kërkon nga qytetarët që ta ruajnë mjedisin dhe të mos hedhin mbeturina vend e pavend.

Njëkohësisht kërkon nga qytetarët që në rast se shohin persona që hedhin mbeturina jashtë shportave e kontejnerëve ta lajmërojnë Inspektoratin, i cili do të shqiptojë gjoba ndaj ndotësve, siç parashihet me legjislacionin në fuqi./Telegrafi/

 

Exit mobile version