Site icon Telegrafi

Hiqen konet paralajmëruese, vetura përfundon në çimento (Foto)

Në një fshat që ndodhet në Wales të Britanisë së Madhe, dikush i ka hequr konet paralajmëruese nga rruga, derisa në afërsi ishte shtruar çimentoja.

Meqenëse ishte errësirë dhe nuk shihej se masa ende nuk është ngrirë, shoferi ka vazhduar ta vozisë makinën Daewoo Matiz, transmeton Telegrafi.

Vetura e kishte problem të largohej nga çimentoja

Mirëpo, në vendin e ngjarjes është dashur të intervenojnë forcat e rendit për ta nxjerrë nga aty, sepse e kishte të pamundur të largohet.

Bëhet e ditur se makina nuk ka marrë ndonjë dëmtim të madh, ndërsa po bëhen hetime për ata që i kanë hequr konet.

Me këtë rast, tërë ajo pjesë duhet të hiqet dhe të shtrohet sërish me çimenton e re. /Telegrafi/

Exit mobile version