Është raportuar kohë më parë se Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, i ka dhënë fund martesës me bashkëshorten e tij.
Mediat kishin raportuar se Stavileci, u nda nga bashkëshortja pasi ishte lidhur me një nga modelet e njohura kosovare.
Bile emri i Diana Avdiut ishte lakuar shumë si një nga modelet e cila ishte në lidhje me Stavilecin.
Por siç raporton Magazina.al, të gjitha këto raportime nga mediat po dalin të jenë të pavërteta, pasi ka qenë vetë bashkëshortja e Blerandit, Vitorja, e cila ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet përmes një fotografie të publikuar sot në rrjetet sociale.
Ajo në fotografi shihet bashkë me bashkëshortin e saj Blerandin dhe vajzën e tyre, ndërsa përshkrimi i fotografisë është “Ndjehemi të dashuruar”.