Presidenti grek Prokopis Pavlopulos u ngjit mbi një tank në qytetin e Janinës të mërkurën në një gjest simbolik të besimit tek forcat e armatosura greke.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë një ceremonie për të shënuar 105 vjetorin e çlirimit të qytetit nga sundimi osman ka thënë: “Greqia është një komb i paqes dhe demokracisë, por e di se si ta mbrojë integritetin e saj territorial dhe sovranitetin kombëtar”.
“Ne grekët, një popull dhe komb i paqes dhe demokracisë, dimë të mbrojmë kur është e nevojshme dhe kundër të gjithëve, kufijve tanë, integritetit tonë territorial dhe sovranitetit tonë kombëtar që tani përbëjnë kufirin, territorin dhe sovranitetin e Bashkimit Europian”, deklaroi Pavlopulos.
“Greqia është një forcë e qetë që respekton miqtë e saj, por asnjëherë nuk ka frikë nga armiqtë e saj dhe forcat e saj të armatosura janë në gjendje ta dëshmojnë atë në çdo kohë”, shtoi Pavlopulos.
Deklaratat e presidentit grek, sipas mediave, vijnë pas disa përplasjeve të vazhdueshme ndërmjet vendit të tij dhe Turqisë rreth disa ishujve të pabanuar në Egje.
Mediat, një deklaratë të tij, përveçse një mesazh drejt Turqisë, e vlerësojnë edhe si një mesazh drejtuar Maqedonisë, për siç thuhet “të respektuar ligjet ndërkombëtare dhe evropiane. /Telegrafi/