Telegrafi

Hipopotami lëvizë në ujë sikur valltar (Foto)

Njihen si gjallesa gjigante, të ashpra dhe aspak të dashura, por një hipopotam ka dalë nga turma, duke treguar anën e butë në një liqe të Afrikës së Jugut.

Kafsha gjigante ka qëndruar në shpinë dhe është rrotulluar, njëjtë sikur bëjnë valltarët e notit të sinkronizuar, transmeton Telegrafi.

“Ende askush nuk ka thënë, elegant dhe simpatik sikur në hipopotam. Tash e tutje, mund të përdoret edhe kjo frazë”, ka qenë një koment lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni disa nga moment e vallëzimit, që nuk janë parë më herët t’i ketë realizuar kjo kafshë. /Telegrafi/