Një djalë dy vjeçar ka shpëtuar pa u gëlltitur plotësisht nga një hipopotam në Ugandë.
Iga Paul ishte duke luajtur pranë shtëpisë së tij më pak se një kilometër nga skaji i liqenit Eduard në distriktin Kasese të Ugandës jugperëndimore kur u sulmua, transmeton Telegrafi.
Hipopotami e kapi vogëlushin nga koka dhe gëlltiti gjysmën e trupit të tij.
Një vendas, Chrispas Bagonza, e vuri re dhe filloi ta gjuante me gurë kafshën për ta ndaluar atë.
Hipopotami më pas nxori fëmijën jashtë me frikë të dukshme përpara se të kthehej në ujë.
Policia i dha lëvdata Bagonza-s kur i shpëtoi jetën djaloshit.
“U desh guximi Chrispas Bagonza, i cili ishte aty pranë, për të shpëtuar viktimën pasi e qëlloi me gurë hipopotamin dhe e trembi atë, duke e bërë atë ta lironte viktimën nga goja”, tha policia territoriale e Katwe.
Djali u dërgua në spital për t’u trajtuar për lëndimet në dorë pas incidentit të 4 dhjetorit, por është shëruar plotësisht dhe është çuar në shtëpinë e tij në Rwenjubu Cell. /Telegrafi/