Telegrafi

Hipokrizia e Joliet: E akuzoi Pittin për përdorim droge, rishfaqet xhirimi ku ajo është nën efektin e narkotikëve (Video)

E kaluara e Angelina Joliet si përdoruese e drogës është rikthyer nga mediat, kjo për faktin se ajo e ka akuzuar burrin e saj, Brad Pitt, për abuzim të substancave narkotike.

Në dokumentet e dërguara në gjykatë për shkurorëzim dhe në përpjekje që të marrë kujdestarinë e fëmijëve, një prej fakteve të ndarjes, aktorja e ka përmendur edhe përdorimin e drogës nga burri i saj.

Lexo po ashtu LEXONI TË GJITHA LAJMET PËR SHKURORËZIMIN E JOLIE-PITT

Mirëpo, para disa vitesh është publikuar një video, në të cilën shfaqej 41-vjeçarja nën efektin e drogave, raporton Telegrafi.

“Kam kaluar periudha të vështira, të errëta. Dhe i kam mbijetuar. Nuk vdiqa e re. Prandaj jam me fat”, kishte thënë asokohe Jolie.

Lexo po ashtu Detaje të reja të shkurorëzimit intrigues: Jolie ka kërkuar të dalë me meshkuj tjerë dhe ka shfaqur sjellje agresive

Dhe mediat ia kanë rikujtuar divës hollivudiane këtë moment të jetës së saj duke e quajtur hipokrite për akuzat ndaj Pitt. /Telegrafi/