E kaluara e Angelina Joliet si përdoruese e drogës është rikthyer nga mediat, kjo për faktin se ajo e ka akuzuar burrin e saj, Brad Pitt, për abuzim të substancave narkotike.
Në dokumentet e dërguara në gjykatë për shkurorëzim dhe në përpjekje që të marrë kujdestarinë e fëmijëve, një prej fakteve të ndarjes, aktorja e ka përmendur edhe përdorimin e drogës nga burri i saj.
Mirëpo, para disa vitesh është publikuar një video, në të cilën shfaqej 41-vjeçarja nën efektin e drogave, raporton Telegrafi.
“Kam kaluar periudha të vështira, të errëta. Dhe i kam mbijetuar. Nuk vdiqa e re. Prandaj jam me fat”, kishte thënë asokohe Jolie.
Dhe mediat ia kanë rikujtuar divës hollivudiane këtë moment të jetës së saj duke e quajtur hipokrite për akuzat ndaj Pitt. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=y6ENrtSTVek