Site icon Telegrafi

Hipnozë nëpërmjet internetit

Hughes (34-vjeçar) është i bindur se nëpërmjet internetit mund të shënojë rekord botëror në hipnotizimin e masës.

Gjatë sesionit të hipnozës në internet, Hughes do të përpiqet t’i bind ndjekësit e tij të kapen për duar, t’i mbyllin sytë, dhe të gjitha këto vetëm me anë të zërit të tij, bën të ditur gazeta Telegraph.

Shumë njerëz nga të katër anët e globit janë paraqitur nëpërmjet internetit për ta ndjekur këtë ngjarje, që fillon më 4 janar, në orën 21:30.

Ky sesion është quajtur Socialtrance, ndërsa do të mbahet të njëjtën ditë kur shënohet Dita botërore e hipnozës, dhe pritet të shënohet në librin e rekordeve botërore Guinness.

Të gjithë personat që kanë mbi 18 vjet mund t’i bashkohen këtij sesioni, pos grave shtatzëna, personave me të meta mentale dhe ata që janë nën ndikim të drogave dhe alkoolit.

Pjesëmarrësve u këshillohet të konsultohen me mjekun personal, ndërsa deri më tash janë lajmëruar 1.139 persona të interesuar për të marrë pjesë në këtë sesion. /Telegrafi/

Exit mobile version