Telegrafi

Hipnoza, antidot për narkomanët

“Në të gjitha rastet pacienti duhet të jetë i vendosur për të realizuar një procedurë të tillë, me qëllim që hipnoza ta ndihmojë për t’u shkëputur nga alkooli, duhani, ushqimi apo edhe lëndët narkotike”, shprehet Grejam Juagstaf, psikolog në Universitetin e Liverpulit..

Pavarësisht se cili është problemi, suksesi varet ekskluzivisht nga besimi që ka pacienti tek mjeku si dhe nga arsyet që e shtyjnë drejt finalizimit të terapisë.

Nëse personi, përdorues i lëndëve narkotike apo ai që vuan nga mbi pesha i drejtohen mjekut të detyruar nga prindërit e tyre, dhe në thelb nuk janë të bindur për të atë që do të kryejnë, terapia nuk ka dyshim që nuk do të ketë sukses. /Telegrafi/